Ish-kryetari i bashkisë së
Pukës nga radhët e Partisë Demokratike, ka humbur
jetën si pasojë e
Covid-19. Bëhet fjalë për
Beqir Arifaj, i cili nuk arriti ti shpëtonte dot virusit.
Lajmi u bë i ditur nga miq dhe të afërm të të ndjerit, përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale.
“Me hidherim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z. BEQIR ARIFAJ. Ai ishte një personalitet mjaft aktiv i jetës politike sociale dhe ekonomike të zonës së Iballes dhe Pukes. Ngushëllimet tona familjes
Arifaj”, thuhet në një mesazh.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 13:48