U kap me kokainë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët e Divizionit Operativ të Kompanisë Tortona dhe të stacionit lokal, në përfundim të veprimtarisë hetimore të ndërmarrë në muajin gusht, arrestuan një 39-vjeçar me origjinë shqiptare për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Pas lëvizjeve të dyshimta më mjetin e tij, 39-vjeçari u kontrollua nga policia gjetën në posedim kokainë dhe para cash, me gjasë si rezultat i aktivitetit të trafikut të drogës. Ndërsa në shtëpinë e tij mbante rreth 40 gramë kokainë dhe një shkallë precize për paketimin e dozave.

I arrestuar, ai tani ndodhet në paraburgim në burgun Alessandria./albeu.com


Shtuar 9.09.2023 13:59

Tags: ,