E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Caktohet data e e daljes në gjyq për Saimir Tahirin
Krimet e Rënda caktojnë datën 19 qershor për seancën e parë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i cili akuzohet për "Grup të strukturuar kriminal".

Kujtojmë që në 21 mars Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike" në kuadër të grupit të strukturuar kriminal "Habilaj" dhe "Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë".

Krahas Saimir Tahirit, nën akuzë janë vendosur edhe tre ish-zyrtarë policie, që të tre prej një viti në arrati. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2019, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori