Cakaj nis pastrimin, shkarkon mbi 20 diplomatë
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi sot se mbi 20 punonjës të shërbimit diplomatik janë shkarkuar dhe transferuar.

"Në 77 ditët e punës sime në krye të këtij institucioni kam ngritur një grup pune për cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik. Dhe sot kam vendosur që të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale.

Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës. Fillimisht se numri i të prekurve nga kjo reformë do të shkojë mbi 20. Shqipëria nuk është e mive, krushqive dhe kushërinjve, por e të gjithëve" deklaroi ai.
Shtuar më 26/03/2019, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori