Putin feston ditëlindjen, Kim Jong Un, mesazh urimi: Lider i shquar me vullnet të fortë

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin mbush sot 70 vjeç, ai ka marrë një mesazh për ditëlindje nga aleati i tij dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Në mesazhin e tij, Kim vlerësoi sjelljen e liderit rus kundër “sfidave dhe kërcënimeve” nga SHBA dhe vlerësoi udhëheqjen e tij, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).

Ai tha: “Sot, Rusia po mbron me besueshmëri dinjitetin e shtetit dhe interesat e saj themelore nga sfidat dhe kërcënimet e SHBA-së dhe forcave të saj vasale.
Një realitet i tillë është i paimagjinueshëm pa lidershipin tuaj të shquar dhe vullnetin e fortë”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha gjithashtu se lidhjet midis Phenianit dhe Moskës ishin “forcuar si kurrë më parë”

 

 

Mesazhi vjen disa muaj pasi Putin i shkroi Kim për të sugjeruar që të dy vendet të krijojnë lidhje më të ngushta.

Letra nga udhëheqësi i Kremlinit sugjeroi që dyshja të punonte për të “zgjeruar marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe me përpjekje të përbashkëta”, sipas KCNA.


Shtuar 7.10.2022 09:03