Blindohet sërish Shijaku, FNSH dhe RENEA kontroll masiv në banesa e lokale
Pëlqej
RENEA dhe FNSH kanë nisur sërish operacionin në Shijak.

Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale kanë nisur të kontrollojnë banesat dhe lokalet.

Gjithcka bëhet për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik.

Mbrëmja e së dielës ishte shumë shpërthyese pasi pati disa arrestime të rëndësishhme.

RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri shkruan shqiptarja.com.

Grupi i Shijakut ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has.
Shtuar më 22/10/2018, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori