PËRGJIMI 1/ "Ata maskarenjtë": BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshirë Rama (VIDEO)

BILD ka nxjerrë përgjimin e radhës në lidhje me blerjen e votave në Shqipëri, ku i përfshirë tashmë është kryeministri Edi Rama.

Ai është përgjuar duke folur me Arben Keshin, drejtor të Ministrinë e Brendshme duke folur për votat gjatë zgjedhjeve në Dibër.

Rama e pyet Keshin se si po shkojnë votimet dhe nëse e kanë arritur apo jo objektivin siç kishin folur.

Aty flitet edhe për Flamur Nokën. Për më tepër, ndiqni videon e mësipërme. /albeu.com/

Teksti i zbardhur
Pergjimi nr.1

Arben Keshi: Po shefi.

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnin mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku flija.

Edi Rama: Çfarë do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

Edi Rama: Mirë vllai!

Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

Linku i BILD: https://www.bild">bild.de/politik/ausland/politik-ausland/wahl-manipulation-in-albanien-abhoer-baender-belegen-regierung-manipulierte-wahl-62666642.bild">bild.html?fbclid=IwAR0xjZAbP8f-yoYAc2cT_0KmSxasKBMe9cMMLnwYmmAi0joTCfiTzy4-GWA
Shtuar më 17/06/2019, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori