Bilanc tragjik nga Anglia: 854 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Në Britaninë e Madhe është rritur në mënyrë të frikshme shifrat e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 854 persona, duke e çuar në 6 227 numrin total.

Mediat britanike raportojnë se mosha e personave që kanë humbur jetën është nga 23-102 vjeç dhe sic e shihni ka edhe persona në moshë të re.

Deri tani në botë numri i viktimave nga COVID-19 është 76 373 ndërsa ai i të infektuarve 1 362 936 persona.

Vendin e parë në numrin për numrin e personave të vdekur në botë e mban Italia me 16523 të vdekur ndërsa për sa i përket të infektuarve nga virusi tmerrshëm është SHBA me 368 449.

Shtuar më 07/04/2020, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori