E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Bie nga ndërtesa 40 katëshe, humb jetën një person në Prishtinë
Një person ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë, ndërsa Policia njofton se i njëjti ka humbur jetën.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se pasditën e sotme një person ka rënë nga një ndërtesë dhe është konstatuar humbja e jetës së tij në vend.

"Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën "Robert Doll" në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar humbjen e jetës se viktimës ( mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente", thotë Ahmeti.

Ndërtesa nga e cila dyshohet se ka rënë viktima njihet në kryeqytet si ndërtesa ’40-katëshe’.
Shtuar më 12/09/2019, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori