Po lante xhamat në banesën e saj, e moshuara bie nga kati i dytë dhe ndërron jetë te Trauma

Një 77-vjeçare ka rënë nga kati i dytë i banesës në rrugën “Alfeed Moisiu”, teksa ka qenë duke larë xhamat.

Shtetasja H.Ç ka ndërruar jetë në Spitalinb e Traumës.

Njofitimi i policisë:

Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com