E FUNDIT/ Berisha e quajti të paaftë, reagon për herë të parë Basha
Pëlqej
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kritikat e kryeministrit Sali Berisha, për listën e cila dështoi në zgjedhjet e 25 qershorit dhe përjashtimet e rëndësishme.

“Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë çështje që na takojnë ne si PD, i diskutojmë me transparencë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet.

Ku asgjë nuk ka ndryshuar. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet duke e përdorur pirjen e gjakut si metaforë”- deklaroi Basha.

Si do e largoni Ramën kur në seancën e parë rrodhën dy vota?
Ky është mesazhi që kam sot për ju. Kur të organizojmë konferencë do tu përgjigjem.

PD nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara. Kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, të vërtetë dhe që i shkon përshtat interesave të qytetarëve, jo të miave personale. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori