BE nuk hap negociatat me Shqipërinë: Kismet pranverën tjetër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shqipërisë do t'i duhet të presë të paktën deri në pranverën e vitit të ardhshëm për të shpresuar në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në draftin më të fundit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, shkruian Albeu.com, thuhet tekstualisht se vendit tonë i duhet të thellohet në plotësimin e pesë kushteve të vendosura nga KE dhe se kjo kërkon edhe pak më tepër kohë.

Më parë, Komisioni Europian kishte propozuar hapjen e negociatave, por Këshilli i Ministrave të BE-së që është organi përgjegjës për zgjerimin është hezitues.

"Ne mendojmë se kushtet për hapjen e negocitave me Shqipërinë nuk janë përmbushur ende", thotë këshilli duke kërkuar nga vendi ynë që të fokusohet në plotësimin e pesë kushteve themelore të vendosura në vitin 2014.

"Këshilli merr në konsideratë kërkesën e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe përsërit se vendi duhet të vijojë në mënyrë të qartë dhe gjithpërfshirëse përmbushjen e pesë kushteve kyçe para çeljes së tyre. Këshilli do t'a rishqyrtojë Shqipërinë bazuar në një raport tjetër të Komisionit Europian kur të jetë bërë një progres i dukshëm", thuhet në pjesën e konkluzioneve sa i përket qendrimit të Këshillit Ministrave të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë, botuar nga agjencia Makfax.

Draft raporti parashikon gjithashtu të mos hapë negociatat edhe me Maqedoninë duke përdorur të njëjtin argument: Duhet thelluar edhe më tepër në reforma.

"Ne mbështesim integrimin e këtyre vendeve në BE, por duhen parë zhvillime të dukshme pozitive në drejtim të kryerjes së reformave të duhura", theksohet në dokument. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori