E FUNDIT/ Basha pas arrestimit të Balliut: Kjo javë është vendimtare!
Mbrëmjen e sotme Policia e Shtetit ka vënë në pranga 8 shtetas të cilët ishin pjesmarrës në protestën në Astir.

Reagimi i kreut të Partisë Demokratike pas nalimit të 8 protestuesve mes tyre edhe Klevis Balliut:

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro.

Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.

Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku.

Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane! /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2019, ora 21:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori