Çfarë dosje ka në dorë PD-ja? Basha kërcënon publikisht Ramën
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot rreth orës 10.30 në Parlament.

Sot opozita ka premtuar bllokimin e kësaj seance deri në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gjatë një fjale për gazetarët Basha ka folur me fjalët e Ramës duke deklaruar se "mos u mërzisni, nuk keni parë asgjë akoma."

Partia Demokratike prej disa ditësh ka nisur sulmin ndaj ministrit Fatmir Xhafaj në lidhje me vëllain e dënuar me 7 vite në Itali.

Basha shprehet i sigurt dhe i bindur për vazhdimësinë e "skandaleve" në PS-së duke ngritur dyshimet se një tjetër "dosje" gjendet në duart e demokratëve. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori