Basha i përgjgjet presionit rus të Ramës me dosjen Tahiri
Partia Demokratike është përgatitur se çfarë do të kërkojë të hënën në takimin e parë të komisionit hetirmor për çështjen e Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të dyshuar për lidhje me trafikun e drogës.

Në serinë e pyetjeve prej të cilave do të kërkojë përgjigje të qartë, e para është: "Si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e Policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush nuk reagoi?"

Po ashtu, "kur ra shteti dhe u shuan së ekzistuari të gjitha institucionet ligjzbatuese, si dhe pse ndodhi kjo? Për të mos lejuar më kurrë që shteti të kapet nga krimi," theksoi para mediave, kryetari i opozitës Lulzim Basha.

“Bashkë me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri”, - tha Basha nga selia blu, - kemi kryer sot konsultën e parë që i takon takimit të parë ditën e hënë. Në rastin e Saimir Tahirit, ra shteti, u shuan së ekzistuari të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend. Qëllimi i komisionit është të zbardhë pse ndodhi dhe si ndodhi për të mos lejuar më kurrë që shteti të kapet nga krimi apo të kthehet në zgjatim të tij.

Ne do të hetojmë si dhe pse ndodhi që kupola e gjithë Policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush nuk reagoi. Si dhe pse ndodhi që vendi u mbulua me drogë sheshit dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe bëri përpjekje për ta ndaluar.

Paralelisht, Prokuroria duhet të hetojë grupin Habilaj dhe lidhjet e tij politike. Po bëhet presion shumë i madh politik për të mbyllur çështjen “Tahiri

Nuk mund të ketë drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeverie nuk do të dalin para drejtësisë.

Sot dua t’u them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm.

Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar: të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm.

Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër,” theksoi Basha.
Shtuar më 17/03/2018, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori