Basha mbyll protestën: Takohemi të enjten
Kreu i PD, Lulzim Basha duke falenderuar pjesmarrësit në protestën e sotme, duket se e ka mbyllur dhe protestuesit po shpërndahen.

Basha ka njoftuar se ditën e enjte do te kete një protestë akoma më të madhe se kjo e dites së sotme.

Basha: Ndaj, dua sot në emër të opozitës t'u shpreh mirënjohjen më të thellë qindra mijëra shqiptarëve që i dhanë zë revoltës dhe kryengritjes qytetare. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur dhe t'ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi të vendosur kundër qeverisë hajdute. Ditën e enjte, populli do t'i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit duke marrë fatin në duart e tij. Ndaj ju ftoj të gjithëve, duke u falenderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme të jemi edhe më shumë edhe më të vendosur edhe më të bashkuarenjten e javës së ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori