Ditën e sotme në
Shkodër është zhvilluar një aksion blic i OFL ku mësohet se janë
sekuestruar banesa, makina e pasuri të tjerë, si më poshtë.
Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:
1.
Shtetasit A. M., me banim në
lagjen Skënderbeg,
Shkodër, i është
sekuestruar:
• Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në
lagjen Skënderbeg,
Shkodër.
2.
Shtetasit M. D., me banim në Nicaj,
Shkodër, i është
sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në
lagjen Fermentim,
Shkodër;
• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
• Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
3.
Shtetasit A. D., me banim në
lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina,
Shkodër, i është
sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe, e ndodhur në
lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina,
Shkodër;
• 3 automjete
• 1 motor.
4.
Shtetasit G. F. me banim,
lagjen Skënderbeg,
Shkodër, i është
sekuestruar:
• Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
• Një automjet;
5.
Shtetasit A. D. me banim në
lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina,
Shkodër, i është
sekuestruar:
• Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri,
Shkodër.
6.
Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re,
Shkodër, i është
sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
• Një automjet;
Operacioni vijon.
Shtuar më 04/02/2020,
ora 18:01