Balili si Eskobari! Nuk e kapën, por ai bën marrëveshje të dorëzohet
Pëlqej
Nëse ende nuk është ende në duart e policisë, Klemend Balili, bosi i drogës që i ka bërë bisht kërkimeve për më shumë se një vit e gjysëm, duket se është pranë vetëdorëzimit.

Lapsi.al shkruan duke iu referuar burimeve nga policia se Klemend Balili është në negociata për t’u vetëdorëzuar dhe shumë shpejt do të jetë në qeli. Mesohet se marrëveshja me Balilin është arritur dhe se negociatat me të janë mbyllur. Njeriu që për 1 vit e gjysëm i ka shpëtuar kërkimeve si pak të tjerë, pavarësisht zhurmës në media brenda dhe jashtë vendit, është shumë pranë vetëdorëzimit.

Burime nga policia janë shumë të rezervuara për negociatat me Balilin, por kërkimet e ditëve të fundit, presioni i shtuar dhe marrëveshja me policinë, nuk përjashtojnë mundësinë që lajmi për arrestimin e Balilit të jetë një çështje orësh.

Ish drejtori i Ministrisë së Transporteve në Sarandë, dyshohet se ishte në krye të një rrjeti të trafikut të drogës me Greqinë. Pas operacionit ku u përfshi edhe DEA amerikane, Balili u pagëzua nga mediat greke me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”.
Shtuar më 23/10/2018, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori