Asnjë gjurmë, bllokohen në galeri tre minatorë
Një inxhinier miniere dhe dy minatorë kanë humbur kontaktet me familjarët pasditen e sotme.

Sipas policisë, “rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen”.

Dyshohet se punonjësit kanë mbetur të izoluar nëntokë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që janë lajmëruar edhe grupet e shpëtimit për të bërë të mundur lokalizimin e tre të humburve.
Shtuar më 28/10/2020, ora 21:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori