Një 47 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së
Tiranës pasi i është gjetur në shtëpi
arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb.
Ato i janë sekuestruar shtetasit sot gjatë një operacioni blic në Tiranë nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1.
Në pranga ra shtetasi E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një
arsenal armësh, konketisht:
4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.
Vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të
armëve në banesë“.
Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penle “Mbajtja pa leje e
armëve,
armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shtuar më 21/03/2020,
ora 09:40