Arrestohet shkodrani me 22 kg drogë në makinë
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një shtetas pasi iu kap një sasi droge prej 22.5 kg kanabis.

Më datë 17.12.2017, nga forcat e posaçme "Shqiponja" u arrestua në flagrancë shtetasi:

Bardhok Qershia, 32 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër,

Arristimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volksëagen” me targa AA338NG, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijur lëvizjen me shpejtësi.

Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.

Gjatë tentativës për tu larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithësej 22.5 kilogramë.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori