Ishte larguar nga shtëpia prej 3 ditësh, gjendet e vdekur në kanal 82-vjeçarja nga Kurbini

Gonxhe Lika, 82 vjeç është gjetur e vdekur në një kanal në fshatin Gjorm të Kurbinit.

E moshuara ishte larguar nga banesa tre ditë më parë.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të moshuarës, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se e moshuara është konstatuar në një kanal në afërsi të banesës së saj nga familjarët.

Ndërkohë, policia po heton shkaqet e ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 14.08.2023 14:17