Arrestohet pronari i "Panorama" që rrahu turistët spanjollë në Himarë (FOTO LAJM)
Policia ka arrestuar sot pronarin e lokalit që rrahu turistët spanjollë gjatë ditës së djeshme në
Porto Palermo të Himarës.
51 vjeçari
Mihal Kokëdhima është arrestuar me akuzën e kanosjes, dëmtime të tjera me dashje si edhe shkatërrim të pronës.
Nga sulmi i pronarit të restorantit "
Panorama" që ndodhet në
Porto Romano është dëmtuar më tepër një shtetase spanjolle me inicialet K.R.
"Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit pasi:
Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në
Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale "Kanosja", "Dëmtime të tjera me dashje", "Shkatërrimi i pronës"., bën me dije policia.
Shtuar më 16/08/2019,
ora 11:58