Ironizoi Këlliçin, Berisha i përgjigjet Ramës: Ju çmendi fare autobusi, Belindi kandidati më i shkëlqyer

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me FRPD-në, kryetarët dhe drejtuesit politik të degëve të Tiranës.

Ai u shpreh optimist për fitore në zgjedhjet e 14 majit dhe tha se edhe qytetarët e ndjejnë çdo ditë e më shumë afrimin e kësaj fitoreje.

Berisha: Kandidatët tanë janë të caktuar nga anëtarësia dhe kanë një epërsi morale të pakrahasueshme me të gjitha kandidimet që ka bërë PD në 32 vite, pale më që me krahun tjetër që nuk kanë asnjë krahasim. Të marrësh kandidatët tanë dhe t’i krahasosh me kandidatët e tyre janë dy botë. Edi Rama është i vetmi kryeministër që është nën hetim ndërkombëtar dhe së shpejti në hetim kombëtar. Të gjithë kryetarët e dinë se i ka kohët të numëruara.

Berisha iu përgjigj edhe komenteve të kryeministrit Rama, i cili ironizoi kandidatin e koalicionit “Basjkë Fitojmë”, Belind Këlliçi dhe premtimin e tij për transport urban falas.

Berisha: Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer që i është ofruar ndonjëherë qytetarëve të Tiranës. ju e keni vënë re se si janë mobilizuar ose të fshehin fushatën e Belindit, takimet e tij me qytetarët, programin e tij të shkëlqyer, ose të përpiqen të hyjnë në autobusin e tij. Kaq shumë merren me autobusin sa janë gati të shndërrohen në pasagjerë. I çmendi fare autobusi./Albeu.com


Shtuar 11.04.2023 20:47