Policia e Shtetit arreston nënkryetarin e bashkisë Fier, dhe ka
proceduar 30 zyrtarë të tjerë.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtues Lutfi Minxhozi, në deklaratë për mediat në lidhje me masat e marra nga Policia e Shtetit për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë
Deklarata e policisë
Përshëndetje:
Policia e Shtetit ka hartuar një Plan të posaçëm Masash për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.
Strukturat e Policisë së Shtetit në mënyrë të vazhdueshme kanë monitoruar,
kontrolluar, inspektuar dhe goditur informalitetin, duke punuar ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Pushtetin Vendor për të zbuluar, evidentuar dhe
proceduar penalisht përfaqësuesit e subjekteve në shkelje të ligjit dhe personat përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin ligjor të tyre, të cilët ende vazhdojnë veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e turizmit, ndërtimit, hidrokarbureve dhe tregtimin e mallrave me akcizë.
Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801
subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 89
subjekte në shkelje të ligjit dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre janë
proceduar penalisht për veprat penale: fshehja e të ardhurave, moslëshim i kuptonit tatimor, ushtrim aktiviteti tregtar i paligjshëm, mospagim i taksave dhe i tatimeve, ndërtim i paligjshëm etj., të cilat ndiqen në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore përkatëse.
Janë
proceduar penalisht 30 zyrtarë të administratës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët:
• 23 nëpunës të bashkive;
• 3 nëpunës të sistemit fiskal;
• 4 nëpunës të Drejtorive Rajonale të Punësimit.
Nga nëpunësit e
proceduar penalisht, 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, konkretisht:
• Kryetari i një Njësie Administrative, Bashkia Fier;
• 4 punonjës të Tatim-Taksave, në Bashkinë Shkodër.
Në 80 raste, për
subjekte të ndryshme janë marrë masa administrative nga Tatimet duke vendosur gjoba.
Në 15 raste, organet tatimore kanë vendosur bllokimin e aktivitetit të bizneseve të paligjshëm.
Masat, sipas Drejtorive Vendore të Policisë:
• Në DVP Tiranë, janë
kontrolluar 46
subjekte, janë vendosur 11 gjoba dhe 9 përfaqësues të subjekteve janë
proceduar penalisht;
• Në DVP Durrës janë
kontrolluar 61
subjekte, janë vendosur 13 gjoba, u është bllokuar aktiviteti 4 subjekteve, si dhe janë
proceduar penalisht 8 përfaqësues të subjekteve;
• Në DVP Berat janë
kontrolluar 15
subjekte dhe janë
proceduar penalisht 2 përfaqësues të subjekteve;
• Në DVP Fier janë
kontrolluar 177
subjekte, janë vendosur 19 gjoba, i është bllokuar aktiviteti 1 subjekti dhe janë
proceduar penalisht 3 përfaqësues të subjekteve;
• Në DVP Vlorë janë
kontrolluar 258
subjekte, janë vendosur 17 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 4
subjekte, si dhe janë
proceduar penalisht 22 përfaqësues të subjekteve;
• Në DVP Gjirokastër janë
kontrolluar 5
subjekte, të cilat janë gjetur në ligjshmëri;
• Në DVP Korçë janë
kontrolluar 30
subjekte dhe janë vendosur 3 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 3
subjekte dhe 7 përfaqësues subjektesh janë
proceduar penalisht;
• Në DVP Elbasan janë
kontrolluar 25
subjekte, 17 përfaqësues subjektesh janë
proceduar penalisht;
• Në DVP Kukës janë
kontrolluar 17
subjekte, 1 përfaqësues subjekti është
proceduar penalisht;
• Në DVP Dibër janë
kontrolluar 23
subjekte dhe është vendosur 1 gjobë, është bllokuar aktiviteti në 1 subjekt dhe 3 përfaqësues subjektesh janë
proceduar penalisht;
• Në DVP Shkodër janë
kontrolluar 12
subjekte dhe të gjithë përfaqësuesit janë
proceduar penalisht;
• Në DVP Lezhë janë
kontrolluar 132
subjekte dhe janë vendosur 16 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 2
subjekte, si dhe janë
proceduar penalisht 5 përfaqësues të subjekteve.
Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Tatimeve, Doganave, Inspektoratet Qendror Teknik etj., janë duke vazhduar me intensitet në shkallë vendi kryerjen e detyrave të përcaktuar në “Planin e Posaçëm të Masave, kundër informalitetit dhe evazionin fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës”, deri në kontrollin e plotë të gjithë territorit të vendit.
Gjatë këtij operacioni masash, përveç parandalimit, evidentimit dhe ndëshkimit të subjekteve, vëmendja kryesore e strukturave të Policisë së Shtetit do të përqendrohet në zbulimin, dokumentimin dhe procedimin penal të çdo zyrtari bashkie, Tatimesh, IQT, Dogane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informalitetin, ndërtimet pa leje, ushtrimin e aktiviteteve të tregtisë së paligjshme, ushtrimin e aktivitetit tregtare pa kasë fiskale, shmangie doganore, në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, bizneseve të ligjshme, nëpërmjet lejimit të konkurrencës së pandershme si dhe kanë sjellë dëme të konsiderueshme Buxhetit të Shtetit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në MB, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!
Shtuar më 29/07/2019,
ora 12:52