Arrestohet miku i Qazim Sejdinit
Policia ka arrestuar shtetasin Altin Knuti, mik i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, i cili është arrestuar në flagrancë duke marrë 10 mijë euro.

Sipas denoncuesit Policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen, ndërkohë që Knuti është mbajtur me qëllim në arrest shtëpie, me qëllim që çështja të mbyllet në Gjykatën e Apelit.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha i cili shkruan se kjo ngjarje është mbajtur fshehur jo vetëm nga Policia por edhe nga Drejtori i mjekësisë ligjore Bledar Xhemali

“Arrestohet keshilltari siçilist se mori 10 000 euro.

Kjo mbulohet me heshtje sepse pret lirimin ne apel!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Esht arrestuar ne flagrance Altin Knuti keshilltar i majte per elbasanin ..esht kapur me video dhe me regjisttim duke marre 10 mij euro...dhe mbrohet nga Qazim sejdini pasi askush nuk eshte prononcuar.esht ne arrest shtepie dhe e ka hedhur ne apel.....por askush nuk ka fol per arresyimin e tij dhr kerkon ta mbylli ne apel...

Altin Knuti ekspert mjekoligjor prane Institutit te Mjeksise Ligjore arrestohet ne flagrance dhe esht ne arrest shtepie.Ka tre dite qe ka ndodhur dhe asnje media nuk eshte prononcuar pasi Altin Knuti eshte miku i Qazim Sejdinit dhe mediat jane te blera nga qazo.Asnje prononcim nuk ka as nga drejtori institucionit Bledar Xhemali i cili e mbron pasi eshte ekspert me kurs specializimi 9 mujor dhe punon prane I stitutit te mjeksise ligjore pasi mbrohet dhe ben te gjitha pazaret e pista me drejtorin e Institutit Bledar Xhemali.Po te nis dhe listen e grafikut me poshte ku eshte ai i gatshem prane IML tirane.”
Shtuar më 22/05/2019, ora 22:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori