Arrestohet gjyqtari qejfli i Fierit dhe psikologia seksere
Policia e Tiranës në bashkëpunim me drejtorinë e Fierit kanë arrestuar gjyqtarin e gjykatës së shkallës së parë në Fier, Roland Hysi 50 vjeç, pasi i kërkoi seks dhe para një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës.

Gjithashtu është arrestuar edhe sekserja, Elona Meçani, e cila është psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Gjyqtari dhe psikologia akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas arrestimit gjyqtari Hysi dhe psikologia ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ata u arrestuan pas transmetimit mbrëmjen e djeshme të një kamere të fshehtë në emisionin investigativ ‘STOP’, ku gruaja, denoncuese tregoi gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.
Shtuar më 09/01/2019, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori