Arrestohet gjatë operacionit anti-drogë shefi në Komisariatin e Tiranës
Një operacion anti-drogë i cili ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit ka arritur të vërë në pranga një person në Tiranë.

Personi në fjalë është Dilaver Kalaja, shef objektesh në Komisariatin nr. 1 në Kapshticë të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit kallashnikov në banesë.

Burime nga Policia e Tiranës konfirmojnë se Kalaja është ndjekur që nga pika kufitare e Kakavijës, deri në drejtim të banesës së tij. Operacioni është akoma në vijim dhe pritet të zbardhen detaje të reja rreth aksionit policor.
Shtuar më 22/10/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori