Mbrëmjen e sotme është vënë në pranga Drejtori i ASHK-së
Berat,Ervin
Nelaj, 38-vjeç.
Mësohet se urdhri pêr arrestimin e zyrtarit është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ndërkohë që arrestimi i tij është kryer rreth orës 18:30 nga forcat e policisë së DPV
Berat, në banesën e tij në lagjen “30 Vjetori”
Arrestimi i
Nelaj finalizoi operacionin e
koduar “
Aluizni”, pas një hetimi 9-mujor, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Nelaj akuzohet për “korrupsion pasiv” gjatë ushtrimit të detyrës në institucionin e ASHK-së
Berat.
NJOFTIMI NGA POLICIA:
BERAT
Finalizohet operacioni policor i
koduar “
Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë
Berat dhe SPAK-u.
Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i
koduar “
Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në
Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale
Berat.
Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 19:37