Arrestohet biznesmeni i njohur në Tiranë
Ndërtuesi Namik Pelivani është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Burime policore thanë se ai është vënë në pranga për akuzën e mashtrimit. Akuzë kjo për të cilën është vënë në pranga edhe në vitin 2015, pasi u kishte premtuar disa banorëve se pas prishjes së banesave të tyre private për ndërtimin e pallatit nga firma e tij, do t’i jepte atyre apartamente në këtë pallat.

Ndërsa së fundi kishte ndryshuar mendim, duke mos e njohur kontratën noteriale të nënshkruar në vitin 2009. Sipas tij kompensimi nuk do të kryhej në atë pallat, por në godina të tjera që ende nuk kishin nisur të ndërtoheshin. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori