Tronditet bota e futbollit, një tjetër skandal bastesh, të përfshirë arbitra, lojtarë dhe presidentë klubesh

Një skandal bastesh ka tronditur kategorinë e dytë në Bolivi, duke detyruar drejtuesit e federatës që të ndalojnë kampionatin.

Sipas mediave sportive, vendimi është marrë nga presidenti i Federatës, Fernando Costa, i cili denoncoi disa ndeshje të dyshuara si të trukuara duke u detyruar në këtë formë për të marrë vendimin ekstrem.

Nën hetim janë drejtues klubesh, lojtarë si dhe një pjesë e madhe e arbitrave. Tashmë, për të zgjedhur fituesin e kampionatit, do të organizohet një mini-turne që do të zgjasë për dy muaj, nga tetori në dhjetor.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Bolivisë, Fernando Costa

Ndërkohë, kjo pauzë do t’i japë kohë Federatës për të dalë në përfundime më të saktë dhe të rinisë sërish aktivitetin, këtë herë duke pretenduar një kampionat të pastër, në vitin 2024.


Shtuar 6.09.2023 19:44