Arrestohen vrasësit e Florian Selimit
Policia e Fierit ka arrëstuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimi mëngjesin e djeshëm në Fier.

Policia bën me dije se për këtë vrasje janë arrestuar dy persona të dyshuar, një 26 vjeçar dhe një tjetër 22 vjeçar.

Sipas organeve të rendit vrasja ka ndodhur për motive të dobta ndërkohë që Selimi kishte ndaluar makinën për të ndërruar gomën e makinës.

Florian Selimi u gjet i therur në fyt dhe i hedhur në kanal gjatë orëve të para të ditës së djeshme.
Shtuar më 13/08/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori