Kupa e Botës 2022, Cristiano Ronaldo i vetmi nga 831 lojtarët pa ekip

Portugalia nis rrugëtimin e saj drejt Kupës së Botës të këtij viti përballë Ganës si pengesa e parë. Natyrisht, të gjithë sutë do të jenë te Cristiano Ronaldo, i cili po përgatitet për Botërorin e fundit të karrierës së tij, ku është madje edhe pa një klub.

Manchester United njoftoi për ndërprerjen e kontratës me aprovim reciprok, ku madje nklubi anglez nuk do të paguajë as 17 milionë eurot e tija. Ronaldo është një lojtar i lirë dhe do të zgjedhë nga janari se ku do të luajë.

Cristiano Ronaldo mban një titull unik në këtë Kupë Bote, pasi nga 831 lojtarët të 32 skuadrave të këtij turneu, portugezi është i vetmi pa një klub. Luis Suarez është i dyti, por pavarësisht largimit nga Nacional, ai ka kontratë deri në fund të vitit 2022./h.ll/albeu.com