Arrestohen dy shoferët që shkaktuan aksidentin me dy të vdekur në Tiranë
Policia ka vënë në pranga dy shoferët në Tiranë të cilët shkaktuan aksidentin më dy të vdekur tek "Xhamlliku".

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, 36 vjeç, banues Tiranë, dhe E. L, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë u krye pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Më datë 02.01.2020, rreth orës 15.00, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi E.M, ka qenë duke drejtuar automjetin tip Volksëagen me targa AA 758 YZ i cili ka qenë duke udhetuar nga Porcelani në drejtim të sheshit “Shtraus” dhe është përplasur me automjetin tip Volksëagen me ngjyrë gri me taraga AA 544 SX e drejtuar nga shtetasi E. L, ku si pasojë e perplasjes automjeti me targa AA544SX ka aksidentuar këmbësorët shtetasen H. S dhe shtetasin E. B, të cilët kanë qenë duke ecur ne trotuar, ku si pasoje e goditjes kanë gjetur vdekjen ne vend.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve E. M dhe E. L për veprime të metejshme. /albeu.com/

Shtuar më 02/01/2020, ora 22:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori