Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 6 biznesmenë, pasi akuzohen se kanë përfituar përmes mashtrimit nga rimbursimi i TVSH-së
Arrestimi i tyre erdhi pas prokurori Ndin Tavani ka lëshuar 11 urdhër-arreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar
ndërsa janë
shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë.
Nga kjo skemë mashtrimi mësohet se shtetit i është shkaktuar një dëm prej 9 milionë dollarësh,
ndërsa hetimet sapo kanë nisur dhe mendohet se dëmi të jetë edhe më i madh.
Hetimi në fjalë ka nisur pas denoncimit të drejtorisë së Tatime në prokurori për subjekte të ndryshme, pasi kishte dyshime se ata kishin falsifikuar faturat me qëllim përftimin e rimbursimit të TVSH-së.
Të arrestuar janë: Dhimitraq Çelo, Bujar Morataj, Shkëlqim Hasani, Ruzhdi Murataj, Nevroz Lami, Indrit Sulaj,
ndërsa në kërkim janë
shpallur: B.Gj M.MA. BS.K. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018,
ora 20:34