Arrestohen 51 persona në Shkodër
Pëlqej
51 persona janë proceduar penalisht gjatë dy ditëve të fundit në Shkodër me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

OSHEE bën me dije se personat në fjalë janë arrestuar pasi është konstatuar se kishin lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.


"Në dy javët e fundit, përfshi edhe të dhënat e datës 8 gusht, janë proceduar penalisht 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në kundërshtim të plotë me ligjin.

Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit", bën me dije OSHEE.

OSHEE thotë se askush nuk kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që:

Vjedhin energjinë elektrike dhe dëmtojnë matësin.

Gjithashtu, “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet’, thuhet ne nenin 137.
Shtuar më 10/08/2018, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori