Apartamenti shpërthen në flakë në Shkodër
Eshtë përfshirë nga flakët një apartament në Shkodër ditën e sotme.

Apartamenti ndodhej në katin e pestë të një pallati në zonën e Urës së Dervishbegut.

Shkaku i nisjes së zjarrit mendohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi. Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes, mësohet se në momentin e shpërthimit 2 familjarë kanë qenë në shtëpi por kanë mundur të dalin me shpëjtësi.

Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shtuar më 07/09/2020, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori