Ambulanca përplas për vdekje të miturin në Kakavijë
Një aksident tragjik ka ndodhur pak më parë në Kakavijë, ku një ambulancë ka përplasur për vdekje një të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që ambulanca ka qenë me shpëjtësi duke transportuar një të sëmurë për të marrë ndihmë mjeksore.

Bëhet fjalë për në fëmijë të moshës 10 vjeçare.
Kujtojmë se prej ditësh në këtë pikë kufitare, por edhe në Kapshticë vijojnë radhë të gjata automjetesh në pritje për të kaluar në kufirin grek.
Shtuar më 15/08/2020, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori