Ambasada amerikane reagon me shqetësim për protestën
Ambasada amerikane ka reaguar sëfundmi në lidhje me protestën duke theksuar se dënonte aktet e dhunës që ndodhën gjatë saj.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.

Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive", reagon ambasada. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori