Foto që bëri xhiron e rrjetit, Turjan Hysko “akuzon” Ronaldo dhe Messin se e kopjuan

Fotoja e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit po bën xhiron e rrjetit. Ata postuan në Instagram një foto ku shfaqeshin të dy bashkë duke luajtur shaj.

Ndërsa kjo foto është bërë objekt bisede në të gjithë botën, për dy legjendat futbollit që pozojnë bashkë, një reagim krejt i habitshëm ka ardhur nga moderatori Turjan Hysko.

Ai ka postuar një foto me vëllain e tij, Eljo dhe “akuzon” Ronaldon e Messn për kopjim.

“Edhe të thashë o Eljo Hysko, mos ia nis Cristianos”, shkruan ai me shaka./albeu.com


Shtuar 19.11.2022 20:22