Alarm për bombë në Tiranë
Një alarm për bombë është regjistruar sot në Tiranë, në një dyqan rrobash.

Policia në një informacion paraprak bën me dije se sot rreth orës 10:37, “jemi njoftuar se në një dyqan rrobash në rrugënPetro Nini”, pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasia B.A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugënPetro Nini”, i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv.

Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2017, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori