Aksidentohet për vdekje këmbësori në Lushnje
Foto Ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak minutashaksin Lushnje-Rrogozhinë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Mësohet se i aksidentuari është një 75-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.


Informacioni i policisë
Në datën 11.09.2017, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, mjeti tip “Toyota”, me targa AA 347 NO, me drejtues shtetasin Olsion Koçiu, 22 vjeç, banues në Berat, ka përplasur një kalimtar rreth 75 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori