Aksidenti i rëndë në Shkodër, edhe 19 vjeçarja shtatzanë humbi jetën
AKsidenti i rëndë që ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Shkoder-Koplik, i ka marrë jetën edhe vajzës 19 vjecare e cila ishte shtatzanë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit që njihet si “ish 5 heronjtë” ndërkohë që vajza ishte bashkë me vjehrrën e saj.

Pas aksidentit nuse dhe vjehrrë janë dërguar me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht vjehrra nuk ka arritur të mbijetojë.

Vitkimat janë Hasije Bajrakurtaj, 52-vjeçe dhe nusja e saj shtatzënë, Esmeralda Bajrakurtaj 19 vjec. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori