Aksidenti i rëndë, 63-vjeçarja ndërron jetë në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.

63-vjeçarja Marije Leka, një nga të plagosurit e aksidentit që u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, ka ndërruar jetë.


Policia njofton se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Kamion”.


“Benzi” drejtohej nga shtetasi Syle Palnikaj, 63 vjeç, dhe kishte pasagjere shtetasen Katrine Palnikaj, 56 vjeçe, të dy banues në lagjen 3 Heronjtë.


Ndërsa mjeti “Kamion” drejtohej nga shtetasi Petrit Leka, 21 vjeç, me pasagjere M. L. 63 vjeçe, banues në lagjen Guerrile, Shkodër. Këta të fundit ishin nënë e bir
Shtuar më 05/12/2019, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori