E FUNDIT/ Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babë e bijë
Pëlqej
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se për shkak të këtij aksidenti kanë ndërruar jetën dy persona.

Dyshohet se bëhet fjalë për babain dhe vajzën e tij që kanë humbur jetën në këtë aksident.

Deri më tani nuk janë bërë ende publik emrat e viktimave dhe nëse ka të tjerë të plagosur nga aksidenti në fjalë.

Shtuar më 08/11/2018, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori