Aksident tragjik, makina i merr jetën 23 vjeçarit që po ecte në trotuar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Përrenjas.

Mësohet se një 23 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në hyrje të Prrenjasit.

Aksidenti me pasojë vdekjen e 23-vjeçarit në Prenjas ka ndodhur pak çaste më parë.

23-vjeçari me iniciale M.K ka ndërruar jetë në vend.

Viktima ka qenë në trotuar kur është përplasur nga makina.

Burimet bëjnë me dije se shoferi i automjetit me iniciale A.H, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Shtuar më 10/07/2020, ora 19:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori