Aksident në Vlorë, plagoset rëndë i mituri
Një aksident i rëndë automobilistik raportohet të ketë ndodhur mëngjes e ditës së sotme në aksin rrugor të Lungomares në Vlorë.

Një 35-vjeçar, shtetasi me iniciale T.T., banues në Vlorë, duke ngarë automjetin e tij tip “Audi” ka përplasur një djalë të mitur, shtetasin E.S., 10 vjeç.

I lënduari është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësoreSpitalin e Vlorës.

Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 17/08/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori