Shkroi deklaratën e pavarësisë së Kosovës, humb jetën Shyqri Nimani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë akademiku dhe shkruesi i deklaratës së pavarësisë së Kosovës, Shyqri Nimani.

Vepra dhe jeta e tij është nderuar me një minutë heshtje edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se akademiku, Shyqri Nimani ka pasur karrierë të bujshme dhe pas vetes ka lënë gjurmë të thella artistike.


Shtuar 22.06.2023 14:37