Aksident në Tiranë, makina del nga rruga e përplas dy kalimtarë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë pak orë më parë.

Rreth orës 19:10, në "Yzberisht" , në rrugën "Kadri Rroshi", shtetasi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe , të dy jashtë rrezikut për jetën

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetit dhe është larguar por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 17/02/2020, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori