Rreth 830 euro për një filxhan, a do e provonit kafenë më të vjetër në botë?

Një kafene e vogël e quajtur Münch, në Osaka, Japoni, që shërben kafe të vjetër deri në 22 vjet.

Megjithatë, për ta shijuar atë, duhet të paguani rreth 830 euro për një filxhan!

Kanji Tanaka, pronar dhe punonjës i vetëm i The Münch, përdori një lloj kafeje të ftohtë që e mbante në frigorifer për t’u shërbyer klientëve të tij.

Megjithatë, në një moment zbuloi se kishte lënë një sasi kafeje në frigorifer për më shumë se gjysmë viti dhe për shkak se nuk donte t’ua servirte klientëve kafenë e harruar, vendosi ta provonte vetë.

Kështu, për habinë e tij të madhe, ai zbuloi se kafeja ishte edhe më e këndshme se ajo që kishte mbajtur disa ditë në frigorifer, pasi kishte marrë një shije të veçantë.

Më pas Kanji Tanaka vendosi të fillojë t’u shërbejë klientëve kafen që e ka mbajtur në frigorifer për një kohë të gjatë, derisa sot ka zhvilluar teknikën dhe ka shtuar edhe sasitë që ruan.

Kafeja e sotme ruhet në fuçi lisi dhe arrin nga 20 deri në 22 vjeç. /albeu.com


Shtuar 31.03.2023 07:32

Tags: ,